Rreth Nesh
Limani Estate është një agjenci pasurish të paluajtshme që operon me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në tregun shqiptar. E themeluar mbi vlera të forta dhe me një vizion të qartë për të ofruar shërbime të nivelit të lartë, agjencia jonë ka mbi 7 vite eksperiencë në ndërmjetësimin e pronave për shitje, blerje dhe qira, si në segmentin rezidencial ashtu edhe në atë komercial.
Ne kuptojmë se çdo klient ka nevoja të ndryshme dhe qëllime të veçanta, ndaj ofrojmë zgjidhje të personalizuara, të bazuara në analiza të thelluara të tregut dhe këshillim profesional gjatë gjithë procesit. Nga prona të zakonshme deri te vila luksoze, zyra moderne apo investime afatgjata, Limani Estate është partneri juaj i besuar në çdo hap.
Eksperienca jonë përfshin gjithashtu bashkëpunime me institucione ndërkombëtare, kompani ndërtimi, dhe klientë që kërkojnë standarde të larta, si dhe shërbime të avancuara si market research për projekte të veçanta dhe relocations për ambasada apo kompani të huaja.
Çfarë na veçon është jo vetëm njohja e thellë e tregut dhe rrjeti i gjerë i kontakteve, por edhe aftësia për të dëgjuar me kujdes, për të kuptuar pritshmëritë dhe për të ofruar më të mirën e mundshme. Në çdo bashkëpunim, prioriteti ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata me klientët tanë, bazuar në besim, transparencë dhe rezultate konkrete.
Zgjidh Limani Estate – aty ku pasuria jote e paluajtshme merr vlerën që meriton.
Takoni agjentët tanë
Ekspertë me përvojë, të përkushtuar ndaj suksesit tuaj

Alba Limani
Managing Partner
Themeluese dhe vizionare kryesore, Alba është forca lëvizëse pas kompanisë. Ajo e mban veten të angazhuar duke marrë pjesë në zhvillimin e strategjive të pasurive të paluajtshme, marketingut dhe përvojës së klientëve.